Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Haziri u bën thirrje kundër kandidatëve të japin dorëheqje nga pozita e deputetit

Lutfi Haziri, kandidat për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në tubimin e mbajtur në teatrin e qytetit, i ka bërë thirrje kundër kandidatëve të tij të cilët synojnë marrjen e postit të kreut të komunës së Gjilanit që të japin dorëheqje nga pozita e deputetit.

Me këtë thirrje ai i është drejtuar Sami Kurteshit, kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje” si dhe Zenun Pajazitit, kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së, raporton korrespodenti i grupit Koha në Gjilan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse mendojnë me u bo kryetar të Gjilanit le të kallxojnë të japin dorëheqje prej pozitës së deputetit por nuk guxojnë me dhanë dorëheqje prej deputeti se e kanë vendin rezervë se i ka çu “ Baci” për deputet. Nëse janë të guximshëm le të tregojnë që e dojnë Gjilanin ma shumë se karrigen prej deputeti”, ka thënë Haziri.