Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Veseli thotë se Prishtinës i duhet një kryetar si Lirak Çelaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve, pasi kryeqytetit i duhet punë dhe jo fjalë.

“I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre. Mëngjesin e sotëm e kalova bashkë me Lirakun duke bashkëbiseduar me ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë për vizionin qeverisës për Prishtinën. Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës. #ForcaENdryshimit #PDK94”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

{gallery}