Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

Mustafa: Kapësit e shpresës së qytetarëve duhet të dënohen me votë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet lokale do të zhvillojë një fushatë zgjedhore, të drejtë, të sinqertë e demokratike.

Ai përmes facebook-ut u ka thënë qytetarëve se po fillojnë së bashku një rrugëtim të ri për një standard të ri jete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është postimi i Mustafës:

Qytetarë të nderuar të Kosovës sot po fillojmë fushatën zgjedhore pë komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00.

Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t'i dhënë juve një standart të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t'i japim shpresën tonë. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qëllimet tuaja. Së bashku do ta dënojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj. LidhjaPoVjen”.