Në Gjakovë është koalicioni LDK-AKR-Alternativa, partia e cila ka shënuar një rënie të madhe, duke dalë e treta në këto zgjedhje.
Në zgjedhjet e vitit 2014, LDK dhe AKR kanë marrë 12,636 vota, derisa në vitin 2017 koalicioni LAA ka marrë vetëm 8562 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës ka shënuar rritje, duke dalë e dyta në këto zgjedhje me 10,853 vota, derisa në vitin 2014 kishte 5984 vota.
Koalicioni PAN në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2014 kishte 16,775 vota, derisa më 2017 janë marrë 14,982 vota.