Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka arritur të marrë rreth 2 mijë vota në Mitrovicë, nga gjithsej 6184 vota të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, Mitrovica kandidatit për deputet nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i ka dhënë më pak se 2 mijë vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kanë mbetur të numërohen edhe votat në 60 vendvotime të vogla të cilat nuk ndryshojnë shumë numrin e përgjithshëm të kandidatëve, ndërsa deri tani janë gjithsej 1993 vota për kandidatin Bahtiri”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se zgjedhjet e mbajtura tre ditë më parë kanë shkaktuar përplasje të mëdha brenda AKR-së në mes të Agim Bahtirit dhe shefit të tij Behgjet Pacollit, ndërsa si rrjedhojë pritet largimi i Bahtirit nga kjo parti.