Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Rakiq: Partitë shqiptare bëjnë plane për Qeverinë e Kosovës, harrojnë Listën Serbe

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goranb Rakiq, deklaroi se pa Listën Serbe është e pamundur themelimi i Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që disa parti shqiptare planifikojnë themelimin e saj pa marrë në konsideratë rolin tonë.

“Jemi dëshmitarë që këto ditë partitë politike shqiptare shpallin veten fitues të zgjedhjeve dhe krijojnë plane për veprime të mëtejshme politike, duke mos i marrë parasysh faktin se Lista Serbe ka 10 deputetë në përbërje të Legjislacionit të ri”, deklaroi Goran Rakiq, për mediat serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje ai shtoi se Qeveria e Kosovës nënkupton respektimin e interesave të pakicës serbe në Kosovë, transmeton televizioni publik.

“Lista Serbe nuk do të lejojë që të themelohet Qeveria e Kosovës e që do të punojë kundër interesave të serbëve të Kosovës”, theksoi Goran Rakiq.