Një qeveri e krijuar nga Vetëvendosje dhe partnerët nuk do të ketë kriminelë të cilët nuk i dorëzohen shtetit.
Kështu ka thënë kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, në një intervistë për Rubikon të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet kur prokurorët e gjyqtarët janë përballur me kërcënime nga aktivistë të VV-së, Kurti i cilëson si reagime në afekt.
“Nëse janë frikësuar ndonjëherë prokurorët e gjykatësit, për neve janë frikësuar për shkak të turpërimit në publik, por nuk janë frikësuar për shkak se ne do t’i largojmë nga puna”, ka thënë ai.
“Rasti tjetër kur kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi e terrorizojnë edhe hynë e dalin e thonë që nuk i kanë vjedhur asgjë përveç telefonit, e nuk e di nëse kryeprokurori mund të ketë diçka më të vlefshme se telefonin. Aq më tepër që u pat krijuar përshtypja se ky kryeprokuror nuk është i kontrolluar si ai paraprak nëse nuk gaboj që ishte Sylë Hoxha”, ka thënë ai.
Ai thotë se është domosdoshmëri që gjyqësori të lirohet nga ekzekutivi.