Albin Kurti në Rubikon ka thënë se PDK-ja asnjëherë nuk do të mund të jetë demokratike.
“Edhe deputetët që janë brenda PDK-së mund të vijnë në Vetëvendosje, nuk dua të cek kush, por ne i japim qasje të gjithëve”, ka shtuar Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti ka thënë se është Nait Hasani, e disa deputetë tjerë janë ndryshe prej të tjerëve.
“Duhet të ndodh njëfarë reformimi në PDK dhe nuk mendoj që mund të ndodhë pa qenë në opozitë. Nëse ka individë në PDK të cilët e shohin të pamundshëm reformimin atëherë le të dalin prej aty”, ka thënë ai.
Sipas tij, ndonëse deri tash nuk ka pasur takime me koalicionin LAA mirëpo është për t’i shpeshtuar ato.
“Duhet t’i shtojmë e t’i shpejtojmë ato dhe nuk duhet të presim që të dështojë PAN që të vijë radha jonë. Situata më duket goxha e ngjashme me Maqedoninë ku VMRO nuk arriti ta bëjë qeverinë dhe ju dha radha socialdemokratëve. Punët duhet t’i bëjmë pa dështuar koalicioni PAN.”, ka thënë ai.
Ai pati vërejtje në koalicionin që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri me PDK-në.