Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kurti tregon përse dështoi koalicioni parazgjedhor me LDK-në

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, ka sqaruar përse kishin dështuar bisedimet me LDK-në për një koalicion parazgjedhor.

Ai ka thënë se partia e tij nuk mundi t’i bashkohej një liste që sapo ishte rrëzuar nga qeverisja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte opsioni i vetëm që ata të vinin në listën tonë ose të shkojmë ne në listën e tyre. Nuk mund të bashkoheshim me ata që sapo ishin rrëzuar. Qëndrimi jonë në mbledhje të kryesisë ka qenë i tillë, që t’u ofrohet mundësia që ta kenë shumicën në listën tonë nëse e kanë vërtetë për ta parandaluar PDK-në. Në takim ka qenë Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca”, ka thënë ai.

“Ne nuk mbajmë inat. E dimë se janë thënë akuza të rënda për neve. Tash ne kemi shumë më shumë fuqi. Nuk kemi as të jemi vajtues e as nostalgjik e as melankolik. E kemi ndërmend të jemi përplot shpresë e besim, pa kurrfarë inati sepse nuk kemi kohë për të humbur. Prandaj sot në një konferencë për medie thashë hapur se jemi gati të ulemi në një tryezë që të shohim mundësitë për bashkëpunim”, ka thënë ai.

Kurti thotë se tash është koha për të ecur përpara. Ai thotë se është i hapur edhe për deputetë të veçantë të koalicionit PAN e veçanërisht NISMA për Kosovën.