Mbrëmë në mesnatë, janë dërguar edhe kutitë e fundit për numërim nga Prishtina, Gjakova dhe Gjilani dhe në këtë mënyrë, kanë mbetur vetëm edhe tri vendvotime për t’i numëruar, raporton KTV.
Mund të ndodhë që disa prej tyre të shkojnë në rivotim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth 20 për qind e materialit nga qendrat e votimeve tashmë është procesuar në sistem.
Dhe pa përfunduar ky proces, nuk mund të nisë as numërimi i votave me kusht e as ato që kanë ardhur nga diaspora.
Sidoqoftë, votat me kusht do t’i nënshtrohen edhe një verifikimi dhe do të krahasohen nëse personat e votuar me kusht kanë votuar më shumë se një herë. Qendra e numërimit dhe rezultateve është duke punuar në 3 ndërrime dhe bazuar në atë që thotë Ahmetaj, rezultatet përfundimtare pritet të përfundojnë shumë më herët se sa ishte paraparë nga KQZ-ja.
Nga numërimi i 99.88 % të votave, koalicioni PDK/AAK/NISMA ka rënë në 33.98 %, e dyta mbetet Vetëvendosje me 27.12 %, kurse në fund të listës renditet koalicioni LDK/AKR me 25.74 % të votave të fituara.