Me një kumtesë për medie Ambasada britanike ka mirëpritur raportin preliminar të Misionit Vëzhgues të BE-së dhe konkluzionet e tij për zgjedhjet në Kosovë, transmeton Koha.net.
Një demokraci e fortë dhe një sistem i shëndoshë zgjedhor është jetik për përparimin e Kosovës. Jemi të kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyre demokratik përmes votës. Gjithashtu, përgëzojmë shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve, kumtesa .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, shton kumtesa, raporti preliminar vë në dukje një numër shqetësimesh përfshirë edhe frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve. Kumtesa në fund shfaq shpresën se autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa humbur kohë për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor.