Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Ahmeti fton LAA-në që të mos negociojë me PDK-në

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook, ka ftuar koalicionin LDK-AKR-Alternativa që të mos shkojë në diskutim me PDK-në për krijimin e qeverisë së re.

Në këtë postim Ahmeti ka shkruar se qytetarët ia kanë dhënë Vetëvendosjes mandatin për ndryshim dhe ka konfirmuar edhe një herë se LVV-ja nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qytetarët ja kanë dhënë mandatin LVV për ndryshim! Ne si LVV nuk do të hyjmë në koalicion e as në kurrfarë diskutimi me PDK-në. Mirë është që as LAA të mos shkojë në kurrfarë diskutimi/negociate me PDK-në”, ka shkruar Ahmeti.

“PDK e ka vendin në opozitë, e ne nuk do të lejojmë që Thaçi ta deformojë vullnetin e popullit dhe proceset demokratike”, ka shkruar ai.