Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka ftuar LDK-në dhe AKR-në që t’i bashkohen partisë së tij për, siç ka thënë ai, krijimin e Qeverisë së përbashkët.
Kurti, i cili tha se në këtë koalicion paszgjedhor ai vet do të ishte shef i ekzekutivit, theksoi se ftesa e tij vlen edhe për ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma që nuk duan, siç tha ai, të ketë edhe një tjetër qeveri të klanit ‘Pronto’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne sot ftojmë të gjithë deputetët e koalicionit LDK-AKR dhe atyre AAK e NSIMA që janë të pakënaqur me klanin “pronto”, që të na bashkohen për përgatitje të një qeverie të re për Kosovën”, tha Kurti.
“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Prandaj e kemi obligim që ta çojmë obligimin dhe vullnetin e tyre përpara”, u shpreh Kurti.