Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Thaçi: Vlerësimi i vëzhguesve të BE-së konfirmon se zgjedhjet ishin të lira

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të ketë mirëpritur vlerësimin e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën në Kosovës.

Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se vlerësimi i BE-së konfirmon që zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe përmbushën standardet ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E falënderoj BE-në që i është përgjigjur pozitivisht ftesës sime për të dërguar misionin vëzhgues dhe falënderoj mbi 100 vëzhgues, të kryesuar nga Alojz Peterle, që të dielën vëzhguan zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu, e mirëpresim raportin që do ta përpilojnë e që do të na shërbejë që të përmirësojmë edhe më zgjedhjet”, ka shkruar Thaçi.