Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

OSBE: Zgjedhjet në Kosovë “pa parregullsi të mëdha”

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur në mënyrë të organizuar dhe “pa parregullsi apo incidente të mëdha”.

Ekipet e OSBE-së kanë ofruar ndihmë teknike për organizimin e zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe, raporton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

OSBE tha se parregullsitë kanë pasur të bëjnë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”, por shtoi se këto çështje janë zgjidhur.

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se koalicioni midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 11 qershorit.