Si asnjëherë më parë, prej kur mbahen zgjedhjet paslufte në Kosovë, ka ndërruar skena politike në vend.
Të bërë bashkë rreth PDK-së, e me kandidatin për kryeministër nga AAK-ja, koalicioni që u quajt i krahut të luftës, ka arritur bashkë të marrë vetëm 34 për qind të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ua pamundëson krijimin e Qeverisë me një shumicë të thjeshtë.
Bazuar në rezultatet preliminare dhe krahasuar me ato të 2014-ës, koalicioni i PDK-së, me 13 parti tjera, ka marrë vetëm 13 mijë vota më shumë.
Më 2014, PDK-ja, bashkë me tri parti të tjera të vogla, kishte 13 mijë vota më shumë se që ka tani, kur është bërë bashkë me dy parti të tjera parlamentare, AAK-në e Nismën.
Që saktë të kuptohet se cila parti brenda koalicionit është rritur dhe cila ka shënuar rënie, do të mund të kuptohet vetëm pasi të publikohet lista e deputetëve, meqenëse PAN-i e LAA-ja kanë garuar me lista të përbashkëta.
Lidhja Demokratike e Kosovës, për herë të parë që nga ekzistimi i saj, ka dalë partia e tretë në Kosovë, ani pse e bërë bashkë me AKR-në e Pacollit dhe partinë e sapoformuar, Alternativa.
E vetme në garë, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritjen më të madhe duke dyfishuar votat.
Nga 13 për qind sa kishte fituar më 2014, partia e udhëhequr në këto zgjedhje nga kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka fituar rreth 27 për qind të votave.
Rezultatet janë preliminare dhe këtu nuk përfshihen votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora.
Lista Serbe ka fituar rreth 6 për qind të votave.
Vetëvendosje e LDK-ja kanë dhënë sinjale për një koalicion të mundshëm, por që sërish situata mund të përsëritej me zgjedhjet e kaluara.
Bazuar në këto rezultate dhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 2014-ës, kryetari i Kuvendit i takon partisë apo koalicionit fitues, që është PAN-i.
Por, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes për KTV, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të vendosin për një kryetar Kuvendi nga ky koalicion, në mënyrë që situata të zhbllokohej dhe pastaj qeveria të votohej nga një shumicë e krijuar nga VV-LDK.
Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka përjashtuar çdo mundësi që ata t’ia mundësojnë PDK-së formimin e Qeverisë.
PDK dhe partitë tjera më 2014 - 30,38%
PDK-AAK-NISMA dhe 9 parti të tjera - 34,07%
LDK më 2014- 25,24%
LDK, AKR , Alternativa - 25,74%
Lëvizja “Vetëvendosje” më 2014 - 13,59%
LVV - 27,01%