Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Aktakuzë për shkelje të procesit zgjedhor në Gorazhdec

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Z. për vepër penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 213 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga Prokuroria, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Z., më 11 qershor 2017, në shkollën fillore “Janko Jovicevič” në Gorozhdec të Pejës, si simpatizant i “Listës Serbe”, duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar. Atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pandehuri me këto veprimet ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.