Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

“Voto dhe vëzhgo” ka pranuar mbi 3 mijë mesazhe për procesin zgjedhor

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, në bashkëpunim me Institutin Columbus ka pranuar mbi 3000 SMS nga qytetarët të cilët kanë votuar deri në orën 19:00. Tri kategoritë “Gjithçka në rregull”, “Menaxhim i dobët i vendvotimeve” dhe dhe “Probleme me listën e votuesve” kanë dominuar përmbajtjen e mesazheve ndërsa ka pasur edhe raportime në kategoritë “Cenimi i fshehtësisë së votës dhe votim familjar” dhe “Manipulim me votën në kabinë”.

KFOS dhe Instituti Columbus falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë votuar në këto zgjedhje dhe të gjithë ata që kanë shprehur gatishmërinë për të raportuar mbi procesin e votimit në numrin e vënë në dispozicion 500 88. Kështu të gjithë së bashku duke u përfshirë në këtë proces zgjedhor, jo vetëm si votues, por edhe si vëzhgues dhe raportues i procesit kontribuojnë në ngritjen e standardeve më të larta demokratike në proces zgjedhor që është garanci për një shoqëri demokratike

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo