Kandidati për deputet i Alternativës, në koalicion me LDK dhe AKR, ka thënë se asesi nuk do të përkrahin PAN-in.
Shkrimi i plotë i Dedës në Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dashur miq, të dashur qytetarë,
Ju faleminderit të gjithë juve që dje e përkrahët Alternativën dhe koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa. Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë.
Populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t'a bëj politika. Ju siguroj se koalicini jonë do të qëndrojë bashkë, dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do t'a përkrahim PAN-in.
Të jeni të sigurtë që në një asnjë menyrë nuk do t'ju dëshprojmë, dhe mbi votën tuaj nuk do të bie terri.
Ndërkaq, nga rezultatet e fundit të votave të numëruara nga KQZ, ku kanë mbetur më pak se 10 për qind, koalicioni LDK-AKR-Alternativa janë renditur në vendin e tretë.