Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Ahmeti: Sot Kosova zgjohet me shpresë

Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, të cilët nga rezultatet e fundit të numëruara nga KQZ-ja janë renditur të dytit pas PAN-it, ka thënë se Kosova ende ka shpresë.

Ahmeti edhe gjatë mbrëmjes së kaluar ka cekur të gjitha vendet ku ka prirë Vetëvendosje, dhe ka thënë se kanë mbështetje të jashtëzakonshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëvendosje e ka konsideruar fitore të tyren këto zgjedhje, pasi si subjekt janë rritur për 120 për qind.

Shkrimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Sot Kosova zgjohet me shpresë!

Falemnderit të gjithë aktivistëve që për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

Falemnderit qytetarëve për gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme nëpër gjithë Kosovën.

Falemnderit Prishtinë që i prive ndryshimeve para katër viteve dhe që na mbështete në çdo betejë dhe dje prapë tregove vendosmëri me këtë rritje kaq të madhe për VV.

Festim më të bukur të përvjetorit të çlirimit nuk do të mund të kishte.

Vetëm me dashni për vendin ka përparim.