Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Simpatizantë të PDK-së nisin festën ende pa filluar numërimi i votave

Ende pa nisur as numërimi i votave, te selia e PDK-së ka nisur festa.

Disa vetura me flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të kësaj partie janë nisur nga oborri i zyrës së kësaj partie, për të festuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë se koalicioni i PDK-AAK-Nisma, përmes zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci, ka shpallur fitoren e këtij koalicioni.

Ai ka thënë se “ishte fitore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kadri Veselit i cili vendosi interesat e vendit para interesave të tij”. Ka falënderuar siç ka thënë ai kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradianj, teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Fillimit të ri”.

Stavileci ka thënë se do të festojnë sonte në sheshin “Skenderbej”. “Ne do të festojmë sonte më vonë në sheshin Skënderbeu ku Kadri Veseli do t’u adresohet anëtarëve të partisë sonë, anëtarëve të koalicionit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Stavileci.