Besnik Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në një konferencë për media se procesi zgjedhor në përgjithësi ka shkuar mirë me përjashtim të disa shkeljeve siç është grumbullimi i militantëve partiakë para qendrave të votimit në Skenderaj.
“Vlerësimi ynë për zgjedhjet është përgjithësisht pozitiv, megjithatë vërejtjet që kemi në disa raste që ndërlidhen me pengimin e vëzhguesve tonë që të përmbushin misionin e tyre. Raste të tilla janë evidentuar në Skenderaj në Qendrën e Votimit 2105B si dhe grumbullimin e militantëve partiak pranë qendrave të votimit duke provuar që t’iu bëhet presion votuesve”, ka thënë Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se shqetësues është edhe rasti i OJQ-së tashmë të njohur, pjesë e së cilës janë identifikuar edhe asamblistë të KK të Gjakovës nga PDK.
“Sido që të jetë, në ftojmë qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë edhe këtë pjesë të kohës së mbetur dhe të përmbushin obligimin e tyre qytetar përballë venit të tyre. Ndërsa, ne kërkojmë që konformë rregullave zgjedhore, qytetarëve që do të jenë në radhë në momentin e përfundimit të orarit të përcaktuar zyrtar t’u lejohet pa përjashtim ushtrimi I të drejtës së votës”, ka deklaruar Krasniqi.
Në fund ai i ka ftuar të komisionarët dhe vëzhguesit që gjatë procesit të numërimit të kryejnë detyrën e tyre me nderë dhe saktësi me qëllim që në asnjë mënyrë të mos ndodhë deformimi i vullnetit të qytetarëve i shprehur përmes votimit.