Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

LVV: Ekipi i Gani Dreshajt të AAK-së udhëzon qytetarët të votojnë për të

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka bërë të ditur se në fshatin Trestenik të Pejës njerëz të kandidatit për deputet i AAK-së Gani Dreshaj nga Istogu, po pretendojnë që të ndikojnë te votuesit për të votuar Dreshajn.

Sipas shefit të shtabit zgjedhor të LVV-së në Pejë, Taulant Kelmendi, ky ekip i Gani Dreshaj është futur në një dyqan përballë qendrës së votimit në Trestenik, ku po i thërrasin qytetarët për ti udhëzuar sesi të votojnë, me qëllim që ti bindin të votojnë për Gani Dreshaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë rast sipas tij, është njoftuar edhe polica, por siç tha Kelmendi policia ende nuk ka shkuar atje.

Image