Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

AAK akuzon nënkryetarin e Pejës për presione në qendra të votimit

Pejë, 11 qershor – AAK në Pejë ka akuzuar zyrtarët e lartë të LDK-së në Pejë se po bëjnë presione në qendra të votimit me praninë e tyre. Kjo degë e AAK-së ka dërguar një fotografi në të cilën shihet nënkryetari i komunës së Pejës, Shkumbin Gashi, në qendrën e votimit në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike, e quajtur “Te Birovi”.

“Presionet e zyrtarëve komunalë të Pejës nga LDK, në qendrat e votimit nuk kanë të ndalur. Më herët komisionerë dhe vëzhgues të AAK-së në Pejë raportuan tek Shtabi ynë komunal zgjedhor për prani të vazhdueshme dhe presione edhe tek qendra e votimit në Baran, nga ana e nënkryetarit të Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi dhe zyrtarëve të tjerë komunalë nga partia në pushtet LDK”, thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Pejë, duke u bërë thirrje organeve përgjegjëse që të mbrojnë procesin dhe votën e sovranit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo