Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

LDK-në e gëzon pjesëmarrja e votuesve, e shqetëson “vëzhgimi fantom”

Doruntinë Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë të dielën në një konferencë për media se na gëzon fakti që deri në orën 15:00 kemi 60 mijë votues më tepër se në zgjedhjet e kaluara dhe kjo është një shenjë e forcimit të demokracisë.

“Deri më tani ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në procesin e votimit dhe ne presim që të ketë një numër dukshëm më të lartë të votuesve sesa në vitin 2014. Deri në orën 15:00 kanë qenë mbi 60 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masovikisht në zgjedhje. Besojmë që dalja më e lartë në zgjedhje do ta forcojë demokracinë pjesëmarrëse në vend”, ka thënë Maloku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se mbesin të shqetësuar për raportimet se anëtarë të partive janë angazhuar si vëzhgues në një kinse OJQ.

“Shqetësuese për ne është fakti që dy asamblistë të PDK-së nga Gjakova, Artan Nimani dhe Arben Rogova figurojnë në listën e vëzhguesve përmes OJQ Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike, e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po ashtu, Fatmir Kastrati asamblist i AAK-së në Prizren thotë se të gjithë vëzhguesit e partisë së tij në këtë komunë janë regjistruar në emër të po kësaj organizate. Kjo paraqet shkelje flagrante të ligjit për zgjedhjet”, ka thënë Maloku.

Sipas malokut, Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë reagimin e shpejtë të organeve ndjekëse për të gjitha parregullsitë e raportuara.

Image