Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar AAK-në se po bën fushatë në afërsi të një vendvotimi në fshatin Vitomiricë.
“Në bazë të informatave të pranuara, në vendvotimin 1706c, Shkolla “7 shtatori”, Vitomiricë AAK bën fushatë në afërsi të vendvotimit. Po ashtu, militantë të kësaj partie bëjnë bartjen e personave me makinë për të votuar. Në këtë vendvotim, pas reagimeve për parregullsitë, Alban Rexhepaj, kryesues i vendvotimit, është kërcënuar nga Vllaznim Përxhexhaj”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithë këto parregullsi janë vërejtur nga zyrtarët policorë prezentë të cilët nuk kanë reaguar (njëri nga policët ka numrin identifikues 4736)”, ka thënë më tej VV-ja.
Në një konferencë për shtyp më parë AAK-ja përmes Arbën Vllahisë ka thënë se mbarëvajtja e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në përputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore.
“Bëjmë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione”, ka shkruar AAK-ja përmes një komunikate.