Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

INPO pa fotokopjim fletëvotimesh, IKD-ja njerëz të vdekur listë

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres mbajti konferencë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

IKD, ka angazhuar 65 vëzhgues mobil për të raportuar për performancën e procesit zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive në INPO, tha se në fshatin Mihaliq janë parë persona që kanë fotokopjuar fletëvotimet dhe kanë rrethuar disa kandidatë.

Sipas saj, edhe në shkollat “Dëshmorët e Koshares”, “Enver Hadri”, “Asdreni” në Pejë dhe “Anton Zako Çajupi”, janë parë parregullsi për të cilat është dashtë të ndërhyjë Policia e Kosovë.

Hyrije Mehmeti nga IKD, tha se kanë gjetur raste kur ka emra të personave të vdekur në listat e votuesve.

Ajo tha se shkolla "Dardania" në Prishtinë dhe një shkollë tjetër në Leposaviq tashmë kutitë e votimit me kusht i kanë tërësisht të mbushura dhe nuk mund të votohet më me kusht në këto dy qendra.

Ndërkaq u tha se në qendrat e votimit në komunat veriore problemi më i madh i raportuar është posedimi i dokumenteve të Serbisë nga votuesit.