Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Vetëvendosje akuzon vëllanë e Kadri Veselit për presion mbi votuesit, dhëndrin për blerje votash

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se vëllai i kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe dhëndri i këtij të fundit po bëjnë presion te votuesit në Mitrovicë.

“Në afërsi të Shkollës ‘Ismail Qemajl’ në Bair, Mitrovicë (Qendra e Votimit 1004b, vëllai i Kadri Veselit, Vesel Veseli bën presion votuesve në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu, bazuar në informatat e pranuara nga kjo Qendër e Votimit, Nexhat Uka (dhëndri i Kadri Veselit, punëtor i KEDS) me veturë të Ismet Haxhës, i bën presion votuesve dhe bën blerje të votave”, ka shkruar Vetëvendosje në një komunikatë për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më parë nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar Vetëvendosjen për përhapje të lajmeve të rreme.

Image

Image