Drejtori i OJQ “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, organizatë e cila monitoron zgjedhjet në komunat e Rrafshit të Dukagjinit, në kudër të Demokracisë në Veprim, tha se menaxherja e qendrës së votimit në shkollën fillore “Asdreni”, Agime Lajqi, ka tentuar që ta largonte nga Qendra vëzhguesin e Demokracisë në Veprim.
“Vëzhguesin tonë ajo ka dashtë ta largojë nga qendra dhe njëkohësisht ka kërkuar prej tij që ta votojë LDK-në”, tha Mujaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëzhguesin e tyre, siç tha Mujaj e kanë kthyer sërish brenda në qendrën e votimit.
“I treguam asaj se nuk bënë ashtu”, tha Mujaj.
Menaxherja e kësaj qendre të votimit, Agime Lajqi, e cila është edhe drejtoreshë e kësaj shkolle, e ka mohuar që ka kërkuar prej tij të votojë subjektin LDK, të cilit ajo i përket.
“Nuk është e vërtet që kam kërkuar me votua partinë. Kam kërkuar vetëm rregull prej tij, sepse nuk është sill si duhet dhe nuk e ka kryer detyrën e tij si është dashtë”, u shpreh ajo.