Obiliq, 11 qershor - Lidhja Demokratike e Kosovës në Obiliq ka deponuar dy ankesa në PZAP për parregullsitë që pretendon se i ka evidencuar në këtë komunë gjatë ditës së diel. Sipas Shtabit zgjedhor të kësaj dege në vendvotimin nr.1512/e 01 Plemetin, është fotografuar vota nga anëtarë të komunitetit rom e ashkali. Kjo parti ka akuzuar PAN-in edhe për blerje të votave.
“Po ashtu një OJQ e falsifikuar me akronimin IRDDNJSP komplet vëzhguesit e saj i ka të PDK-së, AAK-së dhe LB-së”, kanë thënë në Shtabin zgjedhor të LDK-së në Obiliq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tyre, deri para 30 minutave kanë votuar 7.300 votues që i bie më shumë se 30 për qind e atyre që kanë të drejtë vote.
Po ashtu në rrjetin social “Facebook” Shtabi i LDK-së ka postuar një fotografi ku shihet një veturë zyrtare me të cilën, sipas tyre, AAK-ja në Obiliq po i bart qytetarët për të votuar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zyrës për informim të kësaj Komunë. Kjo informatë e LDK-së është quajtur tendencioze nga zyrtarët komunalë. Sipas tyre, vetura e cila është afër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, ditë më parë i është dhënë në shfrytëzim këtij KKZ-së për të ndihmuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Dezinformata të tilla dëmtojnë rëndë opinionin e gjerë, dhe si të tilla janë të papranueshme për Komunën e Obiliqit. Si Komunë do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore që akterët e tillë manipulativë të përgjigjen para drejtësisë. Po ashtu, presim edhe reagimin e Komisionit Komunal Zgjedhor në Obiliq për të demantuar sa më parë manipuluesit e tillë, të cilët shfrytëzojnë të gjitha rrugët për të dëmtuar procesin e rregullt zgjedhor që është duke u zhvilluar në Komunën e Obiliqit”, thuhet në reagimin e Komunës së Obiliqit që udhëhiqet nga AAK. “Edhe njëherë për opinionin e gjerë në Obiliq, ju konfirmojmë që të gjitha kërkesat që KKZ-ja i ka drejtuar për ndihmë komunës, ne i kemi përmbushur, vetëm e vetëm që të zhvillohet një proces i rregullt zgjedhor.
