Anëtari i AAK-së, Arbër Vllahiu, ka thënë në konferencën e radhës se këto zgjedhje i cilësojnë referendum. Ndërkohë përmes një njoftimi për media AAK-ja ka thënë
Votimet e sotme i cilësojmë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime, sepse vota e tyre e përcakton fatin e vendit për katër vitet e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo- Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në përputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore.
- Sfidë e të gjithë neve mbetet që ky proces të përfundojë në këtë frymë dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa votuar.
- Strukturat dhe elektorati i Aleancës në këtë proces zgjedhor janë të mobilizuara më mirë sesa në të gjitha zgjedhjet e deritashme. Kjo është garanca që në fund të ditës do ta prodhojë një rezultat që është edhe përtej pritjeve tona.
- Bëjmë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione.