Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Prokuroria ka hapur 7 lëndë në lidhje me zgjedhjet e sotme

Për zgjedhjet e parakohshme nacionale që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës.

Sipas njoftimit për media të Prokurorisë së Shtetit, thuhet se 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial janë duke punuar me qëllim të mbrojtjes së votës së qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Deri më tani kemi pranuar disa informata, prej të cilave janë hapur 5 lëndë, kundër 7 personave, prej tyre”, thuhet në komunikatë.

Prej tyre:

· Në Prishtinë kemi 1 rast kundër 1 personi, për të cilin është bërë kërkesë për paraburgim për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

· Në Pejë kemi 1 rast kundër 1 personit, i cili është në ndalim, për veprën penale, Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK;

· Në Gjilan kemi 1 rast kundër 1 personi i cili gjendet në ndalim, për veprën penale, Deklarim i rrejshëm, nga neni 391 i KPRK-së, ndërlidhur me veprat kundër së drejtës së votimit;

· Në Gjakovë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar;

· Në Prizren kemi 1 rast kundër 3 personave, të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale, Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 211 i KPRK-së;

· Në Mitrovicë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar;

· Në Ferizaj kemi 1 rast kundër 1 personi, i cili është në ndalim, për veprën penale Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK.

Prokuroria informon edhe njëherë se rreth 100 prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, “po veprojnë me urgjencë në secilin rast që po paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor”.

Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.