Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Nisma: Nuk ka pasur proces më të mirë zgjedhor se sivjet

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka deklaruar se deri tani nga raportimet që ka marrë kjo parti, procesi zgjedhor është duke shkuar qetë, proces ky të cilin e ka quajtur dinjitoz dhe inkurajues.

Në një konferencë për media të thirrur nga Nisma për Kosovën, Sherifi theksoi se ka rritje në dalje të votuesve, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, nuk ka pasur proces më të mirë zgjedhor që kemi deri më tani.

“Sot është një ditë e madhe për Kosovën , është dita e sovranit dita kur flet ai dhe gjithë të tjerët dëgjojnë heshtin dhe presin se cili do të jetë verdikti i tij gjatë ditës së sotme. Nga raportimet që i kemi nga shtabet tona zgjedhore nëpër degë dhe nëndegë marrim informacione shumë inkurajuese për një proces shumë të mirë shumë të qetë , shumë dinjitoz ashtu qysh i ka hije një vendi demokratik. Dalja është shumë më mirë se në orët e paradites , presim dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët zotuesit që të dalin sa më shumë ta bëjnë këtë ditë madhështore ashtu siç i ka hije qetë dhe të pranojmë rritjen e qytetarëve, i cili do të jetë ai në mënyrë që vendi të merr atë që e flet sovrani. Gjithashtu koalicioni jonë është i gatshëm që shpejt menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të filloj punën për krijimin e qeverisjes së ardhshme”, tha Sherifi .