Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Apostolova thotë se në mëngjes kishte pasur tensione në vendvotime

Shefja e BE-së ne Kosovë, Natalia Apostolova ka thënë se ka pasur tensione në vendvotime gjatë mëngjesit.

“Jam për herë të parë këtu, kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe jam e kënaqur që dalja në votime është e madhe. Si vëzhguese nuk mund të bëjmë vlerësime por përgjegjësit e vendvotimeve na thana se kishte tensione në mëngjes, por që tashmë janë tejkaluar. Sidoqoftë iu bëj thirrje të gjithëve që të vijnë të votjnë sepse sgjedim udhëheqësit, prandaj mendoni për këtë votni dhe votoni për ata që paraqesin interesat tuaja. I kemi 100 persona në teren dhe bëmë thirrje për zgjedhje të drejta e transparente”, është shprehur ajo, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo më tutje ka shtuar se, “sa i përket tensioneve është raportuar nga OSBE dhe një prej përfaqësuesve të qendrës së votimit. Ata na kanë se kishte shpërqendrime dhe keqinformime rreth dokumenteve të votuesve, por që tashmë janë tejkaluar”.

“Më vjen keq që ka njerëz që po presin dhe s’kanë durim, por kjo ditë është e rëndësishme. Sa i përket pjesës tjetër të Kosovës tani s’mund të them asgjë”, ka thënë ajo.