Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Delawie: Kosova të tregojë shembull për zgjedhje të mira

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie po viziton qendrat e votimit në Prishtinë, si dhe vëzhguesit nga koalicioni Demokracia në Veprim.

Delawie tha se Kosova mund t’i tregojë Ballkanit dhe botës se si duhet të zhvillohet një proces zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitoruara mirë”, ka thënë Delawie, raporton REL.

Ambasada amerikane në Prishtinë është duke vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve. Kjo ambasadë ka shpërndarë katër ekipe për të përcjellë procesin zgjedhor në gjithë Kosovën.