Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Në një qendër të votimit në Deçan mungojnë fletëvotime

Në qendrën e votimit 0101C në Shollën “Vëllezërit Frashëri” në Deçan mungojnë rreth 100 fletëvotime përballë numrit të votuesve.

Këtë e konfirmoi për Koha Ditore, Veton Mujaj, drejtori i OJQ “Syri i Vizionit”, e cila në kuadër të Demokracisë në Veprim monitoron zgjedhjet në komunat e Rrafshit të Dukagjinit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në atë qendër të votimit mungojnë fletëvotime. Por, kjo nuk është vetëm në këtë qendër por gati në të gjitha qendrat. Jo vetëm në Deçan, por edhe në Pejë e kudo dhe kjo ka qenë edhe viteve me herët, sepse siç duket ka më shumë numër të votuesve sesa numër të regjistruarve. Kështu qe ata dërgojnë me pak fletëvotime gati gjithkah”, u shpreh Mujaj.

KD ka kontaktuar zyrtarin e lartë Komunal Zgjedhor në Deçan, Xhavit Rexhahmetaj, por ai ka mohuar se ka mungesë të fletëvotimeve.

“Nuk ma merr mendja se mungon kurrfarë fletëvotimi. Dhe nuk ki nevojë me jep këtë se na e kemi të ndaluar informacionin. Kemi fletëvotime”, pohoi ai dhe mbylli telefoni.