Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Policia ka informacione për 4 raste parregullsish që është duke i trajtuar

Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, në një konferencë për media nga Prokuroria e Kosovës, ka thënë se deri më tani nuk kemi ndonjë rast penal por janë duke u verifikuar të gjitha raportimet e deritashme.

Një rast që është duke u hetuar është ai i raportuar në Shtërpcë dhe për këtë tha se do të dalin me një komunikatë për media pasi të verifikojnë situatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këto zgjedhje janë të angazhuar 100 prokurorë në 38 komuna të Republikës së Kosovës. Ata do të evidentojnë çdo parregullsi të procesit zgjedhor dhe duke përcjellë çdo manipulim të votës nga kushdoçoftë. Deri më tani nuk kemi asnjë rast penal të raportuar, por vetëm disa informacioni që janë në proces të verifikimit nga prokurorët që janë në qendrat e votimit dhe më pas do të dalim me një komunikatë për të gjitha ato që ndodhin”, është shprehur ajo, transmeton Koha.net.

Pula më tutje ka konfirmuar dy persona janë duke u intervistuar për shkak se kanë kërcënuar një tjetër.

“Jemi në proces të intervistimit të dy personave S.P dhe T.P pasi të njëjtit kanë kërcënuar personin Gj.D dhe tani janë duke u intervistuar nga prokurorët, që po marrin veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Pula.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të raportojnë për të gjitha parregullsitë, dhe në rast se ka të tilla ata duhet të paraqiten te prokurorët kujdestar apo të policia.

Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Shtërpcë në vendvotimin 2306D/03D është bërë fotografimi i votës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se personi me inicialet S.S që i takon komunitetit serb, në qendrën e votimit 3, në Jazhincë, përkatësisht shkollën fillore “Sarski Odret”, ka bërë fotografimin e votës në orën 07:40.

I njëjti në orën 08:30 është marrë nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të prokurorit është duke u intervistuar, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, koordinatori i zgjedhjeve nga Policia e Kosovës, Naim Rexha, tha se Policia i ka 4 informacione të parregullsive të cilat është duke i trajtuar.