Edhe kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i LDK-së Isa Mustafa ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, raporton Koha Ditore.
Pas votimit Mustafa ka thënë se e përfundoi një obligim qytetar sepse nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shpresoj që dhe qytetarë të tjerë ta kryejnë këtë obligim, pasi vendoset e ardhmja se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.