Procesi zgjedhor në katër komunat e rajonit të Prishtinës: Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq e Graçanicë duket se ka ecur mirë deri tash.
Janë 164 mijë e 759 persona të regjistruar që kanë të drejtë vote në këto komuna. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Podujevë, Islam Demolli, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe se nuk ka pasur asnjë pengesë deri tash në këtë komunë. Podujeva i ka 45 qendra votimi me 111 vendvotime dhe 83 mijë 298 votues, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMëngjesin e së dielës janë kontaktuar edhe kryesuesit e komisioneve komunale zgjedhore në Fushë-Kosovë dhe Obiliq, por kryesuesja e Fushë-Kosovës, Hyrie Dumani, ka thënë se nuk kanë të drejtë të prononcohen për media, kurse Mensur Krasniqi (në Obiliq) nuk e ka hapur telefonin.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor Fushë-Kosova ka 45 vendvotime dhe 35 mijë e 637 votues të regjistruar, Obiliqi 35 vendvotime me 24 mijë e 413 votues dhe Graçanica 32 vendvotime me 21 mijë e 411 votues të regjistruar.