Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Shtërpcë në vendvotimin 2306D/03D është bërë fotografimi i votës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se personi me inicialet S.S që i takon komunitetit serb, në qendrën e votimit 3, në Jazhincë, përkatësisht shkollën fillore “Sarski Odret”, ka bërë fotografimin e votës në orën 07:40.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI njëjti në orën 08:30 është marrë nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të prokurorit është duke u intervistuar, transmeton Koha.net.
IKD, INPO dhe GLPS me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të bëjë monitorimin e aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë në ditën e votimit më 11 qershor 2017. IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit.