Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kandidatet për deputete nga Lista Serbe presin përkrahjen pasi mbështeten nga Beogradi

Kandidatet për deputete nga Lista Serbe, Jasmina Dediq, Milana Nikoliq, dhe Verica Çeriq presin që të marrin përkrahjen nga serbët në Kosovë për shkak se lista e tyre përkrahet nga Beogradi zyrtar.

“Pres që populli të përkrah Listën Serbe sepse ajo përkrahet nga Beogradi dhe presidenti serb. Spresojmë që tash e tutje do të jetojmë më mirë”, është shprehur Dediq, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse Milana Nikoliq ka thënë se, “ presim një të ardhme më të mirë, dhe shpresoj që të mbijetojë gjithçka serbe këtu”.

Kurse Çeriq pret fitoren e Listës Serbe pasi përkrahet nga Beogradi, dhe sipas saj siguron të ardhme më të mirë për serbët.

“Sot pres fitore të Listës Serbe e përkrahur nga Beogradi, dhe të ardhme më të mirë për serbët”, ka thënë ajo.

Ato kanë votuar në shkollën “Sveti Sava” në veri të Kosovës.

{gallery}