Nisma për Kosovën, dega në Prizren, reagon se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisionerët siç janë në qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A.
“Në të njëjtën kohë në qendrën votuese 2016A (Dardania), në dhomën e votimit qytetarit i është imponuar që të votojë me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi. Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotimit është arsyetuar se nuk kemi laps tjetër”, thuhet në reagimin e Nismës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo