Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

LDK apelon qytetarët, dilni sa më masovisht në zgjedhje

Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i kanë siguruar nga të deleguarit e tyre nëpër qendrat e votimeve, procesi zgjedhor ka filluar mirë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, përveç të disa problemeve të vogla teknike.

“Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan. Apelojmë te qytetarët gjilanas që të dalin në mënyrë solemne sa më masovisht, për ta shprehur vullnetin e tyre qytetar. Po fillon një ditë e bardhë për Gjilanin dhe Anamoravën”, thuhet në thirrjen e LDK-së së Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo