Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, në adresimin e dytë të këtij mëngjesi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet në Republikën e Kosovës janë hapur që në orën 7:00.
“Në ora 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. I ftoj edhe komisionerët që të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ dhe Ligjin”, tha Daka gjatë konferencës së parë për media nga KQZ, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonferenca e radhës mbahet në orën 11:30 që ka të bëjë me ecurinë e votimit dhe pjesëmarrjen në votim deri në orën 11:00.