Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Përfaqësues të TMZ-ve nga vende të ndryshme vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë

Në Kosovë po qëndrojnë përfaqësues të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme, të cilët do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të së dielës në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia, Pakistani dhe nga Asociacioni i Zyrtarëve Botëror Zgjedhor (Kore e Jugut) vizituan sot Kuvendin e Kosovës, thotë KQZ përmes një njoftimi për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ata u njohën me historikun e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për procesin e Zgjedhjeve për Kuvend”, ka thënë KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 27 vëzhgues nga Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës. Këta vëzhgues do të vizitojnë qendra të ndryshme votimi për t’u informuar nga afër për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është: 29 mijë e 264.