Një mesazh që thërret për të votuar një kandidat të njërit prej koalicioneve, në ditën e heshtjes zgjedhore është dërguar tek qytetarët e Kosovës.
Mesazhin që thërret për ta votuar këtë kandidat e ka fotografuar në telefonin e tij një lexues i portalit Koha.net, të cilin po e japim të censuruar për të respektuar heshtjen zgjedhore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortali Koha.net ka kontaktuar me Mul Deskun, kryesues i sekretariatit të PZAP, i cili ka sugjeruar që ky rast të paraqitet tek PZAP si dhe te Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pa u lëshuar më tej në komente.
Heshtja zgjedhore ka nisur sot në orën 7:00. Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme të dielën, nga ora 07:00 e mëngjesit.
Në anën tjetër, KFOS dhe Columbus kanë ftuar qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi eventuale që shohin gjatë procesit të votimit. Në mesin e parregullsive janë asistimi i dikujt më shumë se njëherë në një pikë votimi, fotografimi i votës, prezenca e personave të paautorizuar në qendra votimi, materiale propaganduese në një diametër prej 100 metrash, e të tjera. Parregullsitë mund t’i dërgojnë në numrin 500 88, pa pagesë, nga të gjithë operatorët.
Rreth 30 mijë vetë janë angazhuar për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme në vend. Demokracia në Veprim sot ka mbajtur konferencë ku ka numëruar shkeljet të cilat janë evidentuar gjatë fushatës dhjetë ditëshe.
