Ramush Haradinaj ka thënë se Marrëveshjen me PDK-në e kanë shkruar por që nuk është publikuar, pasi sipas tij, nuk është kërkuar.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka shtuar se kjo marrëveshje që është nënshkruar me koalicionin PDK-Nisma, shpreson se do të përmbahet, dhe më pas bëri dallimin me marrëveshjen që kishte me Mustafën, të cilën ky i fundit, sipas Haradinajt, nuk e mbajti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj ka thënë se ata kanë një grup të përbashkët parlamentar ku prin Kadri Veseli dhe se ky vetë mban numrin 2 në listë, dhe pas tij pason Fatmir Limaj, gjithashtu një numër i kombinuar i deputetëve.
I pyetur nëse Veseli dhe Limaj, apo edhe Hoti marrin vota më shumë se ai, Haradinaj ka thënë se nëse vetë lista i afrohet 400 mijë votave, gjë që edhe beson se do ta mbërrijnë, thotë më pas mund të lëvdohemi e të ankohemi secili për vota, por vetë si i nominuar për kryeministër, ai thotë se do të ketë vota të lakmueshme.
Haradinaj ka thënë se gjithmonë ka qenë kritik për asociacionin, demarkacionin e korrupsionin, por që nuk ka dashur që Aleanca të mbetet të pozicion të kritikës, prandaj ka qenë me interes të tyre të jenë në pozicion vendimmarrës për ta korrigjuar demarkacionin dhe me kthy kufirin në Qafë të Çakorrit.