Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ishte dëshira e tij të bëhej kryeministër edhe kur ishte në VLAN, pra as atëherë nuk ishte pajtuar që Isa Mustafa të ishte kryeministër. Kësisoj, sepse e konsideron të pa zot për qeverisje.
Pas prishjes së VLAN-it, Haradinaj tha si i ka ofruar Vetëvendosjes mundësinë për të zgjedhur kryeministrin, por sipas tij, ata nuk e kuptuan seriozitetin e projektit të tij. Ai thotë se vazhdon të mos i kuptoj pse ata nuk pranuan bashkëpunim.
“E kam pas të lehtë me opozitën, sepse vetvetiu kushdo nga ne do ishte ndryshim qeverisës. Me PDK-në nuk kam propozuar marrëdhënie të koalicionit. Propozimi erdhi nga ata dhe e vlerësoj shumë që ma besuan qeverisjen e vendit”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur se ai e kishte kundërshtuar fillimisht PDK-në ndërkaq tani ka ndryshuar qëndrimin e tij, Haradinaj ka thënë se ai nuk ka kërkuar vazhdimin e një qeverisje që ishte, por fillimin e një qeverisje të re për vendin.
“Unë bashkë me PDK-në dhe Nismën e kemi kërkuar një fillim të ri dhe jemi të vetëdijshëm për punët që nuk kanë shkuar mirë”, ka shtuar ai.
PDK-në, Haradinaj e konsideroi se kanë një rol shumë të rëndësishëm në të gjitha nivelet.
I pyetur nëse koalicioni me PDK-në do ta ul rëndësinë e AAK-së dhe numrin e deputetëve të tyre, ai ka thënë se ka pranuar që i është prishur komoditeti i tyre për të vepruar më fuqishëm, por thotë se Aleanca ka rritje jo vetëm në Dukagjin por në të gjitha vendet e Kosovës.