Partitë politike kryesore e kanë përfunduar sot fushatën zgjedhore me tubime në kryeqytetin e Kosovës.
Vendi hyn zyrtarisht në heshtje zgjedhore 24 orë para hapjes së vendvotimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është e përcaktuar me Ligjin Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, transmeton KTV.
Neni 52 Ndalimi i Përfshirjes në Media
52.1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve.
52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.