Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kronika zgjedhore – Dita e dhjetë

Vetëvendosje ka mbajtur tubim me qytetarë në Shtime. Kandidatët për deputetë të këtij subjekti politik deklaruan se Vetëvendosje është e vetmja shpresë për vendin.

Ata, në ditën e fundit të fushatës, u bënë thirrje qytetarëve që më 11 qershor të votojnë për subjektin e tyre politik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo


Vetevendosje - Kronika Zgjedhore- Dita e dhjetë by kohanet

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti, ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, do të rrisë çdo vit pagat për sektorin publik.

Premtime ka dhanë edhe për krijimin e Ushtrisë dhe luftë kundër korrupsionit e liberalizim të vizave.


LDK AAK Alternativa- Kronika Zgjedhore- Dita e... by kohanet

Koalicioni PAN ka përmbyllur fushatën elektorale me tubimin në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që të votohet numri 12, për një Kosovë evropiane, derisa ka thënë se janë bërë bashkë në koalicion që të mos kthehet më Serbia në Kosovë.

E kandidati për kryeministër i këtij koalicion, Ramush Haradinaj, u ka uruar të pranishmëve fitoren dhe qeverinë e ardhshme.


PAN- Kronika Zgjedhore- Dita e dhjetë by kohanet

Partia Fjala ka prezantuar kandidatët e saj edhe në qytetin e Podujevës. Nga atje, zyrtarët e këtij subjekti, bënë premtime për zhvillim në sektorin e ekonomisë dhe ngritjen e cilësisë në arsim.


Partia Fjala- Kronika Zgjedhore- Dita e dhjetë by kohanet